Ballina LAJME Plagosi 22-vjeçarin me armën e shërbimit, lirohet gardisti

Plagosi 22-vjeçarin me armën e shërbimit, lirohet gardisti

Florian Hysa, me detyrë trup shërbimi pranë Gardës së Republikës, është liruar nga Gjykata e Tiranës . Ai u arrestua dy ditë më parë pasi në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin Lorenc Doçi.

Në seancën gjyqësore, Hysa ka pohuar se ka qenë ngjarje aksidentale, pasi Doçi i ka kërkuar të shikojë armën dhe me pas ka tentuar  t’ia marrë me dhunë. Prokuroria kërkoi detyrim paraqitje për Hysën.

Doçi, 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, është dërguar në QSUT për trajtim mjekësor, pasi është plagosur në kraharor.