Një djalë në moshë të re është plagosur në Tiranë.
I riu i plagosur është Daniel Begu 23 vjeç, banues në Tiranë.
Policia tha se djaloshi është plagosur pasi është qëlluar me një kaçavidë në afërsi të Saukut.
Ngjarja është regjistruar pas mesnatës duke gdhirë dita e sotme pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun Daniel Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.