Plagoset një 60 vjeçar në Durrës, shkon me këmbët e veta në spital

71

Një person është plagosur me thikë pasditen e sotme.

Ngjarja është raportuar në qytetin e Durrësit, njofton policia.

I lënduar ka mbetur 60-vjeçari me inicialet L. B, i cili shkoi vetë për mjekim në spital.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë janë duke punuar për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.