Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, teksa 39-vjeçari Klodjan Lamaj shkoi në spital për ndihmë mjekësore.
Punonjësi i Komisariatit të Policisë Peqin ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.
Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.