Plagoset me thikë një 27 vjeçar

41

Plagoset me thikë një 27-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me e dije se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram-Currit.

Të njëjtat burime bënë me dije se shtetasi me inicialet B. M., 53 vjeç, banues në fshatin Dragobi, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gri. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.