Plagoset me armë zjarri një 34 vjeçar në Fier

36

Një 34 vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

Sipas policisë, shtetsi me iniciale, M.M., 34 vjeç, banues në Fier është dëmtuar lehtë në këmbë nga persona të paidentifikuar ende. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” rreth orës 22:20 të darkës.

Grupi hetimor vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.