Plagoset me armë zjarri i riu, policia në kërkim të autorit. Emrat

77

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Manati.

Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xhuljo Vokrri, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Paulo Bushi (Ndoj) 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca policore që po punojnë për kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.