Plagoset dy vjeçari pas përplasjes së mjeteve në autostradë

23

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku ka mbetur i lënduar një 2-vjeçar.

I mituri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, pasi mbeti i lënduar nga përplasja e makinave tip “Citroen” dhe “Ford”.

“Më datë 20.08.2021, në orën 16:10, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi M. E., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. K., e për pasojë është lënduar një shtetas i mitur rreth 2 vjeç, pasagjer në njërin mjet, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.