Plagosen dy të rinj në Qytetin Studenti, policia rrethon të dyshuarin

36

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën Todi Shkurti në Tiranë, ndërsa policia momentalisht po mban të rrethuar të dyshuarin e krimit.

Përplasja e armatosur ka ndodhur në mbrëmje, rreth orës 20:30 minuta te kompleksi Grand, pranë Qytetit Studenti dhe nga dëshmitë e banorëve, arma e përdorur dyshohet se ka qenë Kallashnikov.

Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 janë dy të rinjtë që kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Gjoka ka marrë një plumb në shpatull ndërsa Marashi është plagosur në gjoks.

Dyshohet se konflikti ka nisur fillimisht verbalisht në një lokal dhe më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes te rruga Todi Shkurti ndërkohë që kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Momentalisht po punohet për të kapur të dyshuarin e kësaj ngjarjeje.