Ballina Kronikë Plagosen dy persona në Sarandë, po gjuanin peshk me dinamit

Plagosen dy persona në Sarandë, po gjuanin peshk me dinamit

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë ditës së djeshme në Sarandë pasi ishin duke peshkuar me dinamit.

Siç bëhet e ditur ngjarja ka ndodhur pranë kanalit të Çukës. Dy të plagosurit janë Ilirjan Llanaj, 46 vjeç dhe Manso Gunella, 59 vjeç.

Gunella ka marrë ndihëm e parë në spitalin e Sarandës dhe është larguar, ndërsa Llanaj është nisur për në Tiranë pasi gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka nisur hetimet.