Plaçkitet kasaforta e një familjeje në Tiranë, në pranga disa persona

86

Një grup personash kanë hyrë me forcë në banesën e një familjeje në një kompleks rezidencial pranë TEG-ut në Lundër duke e plaçkitur atë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Mësohet se autorët kanë arritur të hapin me thyerje një kasafortë që gjendej në banesë duke rrëmbyer që aty një sasi parash dhe sende të çmuara.

Policia ka arritur të lokalizojë të dyshuarit duke vënë në pranga pesë persona që shihen si autorë të ngjarjes.

Raportohet se të arrestuarve u janë gjetur rreth 15 mijë euro dhe sende të çmuara, vlera e të cilave nuk dihet.

Të arrestuarit janë R.B, 33 vjeç, D.L., 40 vjeç, K.C. 34 vjeç, D.D. 21 vjeç dhe H.T., 18 vjeç, që të gjithë me banim në Tiranë.