Ballina Aktualitet Pjesë e rrjetit të trafikut në drogës në Athinë, arrestohen tre shqiptarët

Pjesë e rrjetit të trafikut në drogës në Athinë, arrestohen tre shqiptarët

Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Athinë, si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogë.

Pas nje operacioni te policise se Athines, u shkatërrua një rrjet i trafikut të drogës në zonën më të gjerë të Athinës, ndërsa në pranga ranë katër persona, tre shqiptarë dhe një tunizian, të moshës 27-63 vjeç, të akuzuar për veprat penale të krijimit te organizatës kriminale, trafikante droge si dhe armembajtje pa leje.

Sipas policise grupi vepronte duke trafikuar droge  në zonën më të gjerë të Athinës në qendër të qytetit (Squares America, Victoria and St. Panteleimon).

Në kontrollet  policore  në shtëpitë e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar  nje sasi kanabisi me peshe  2 kg dhe 449.2 gram,  2.940 euro, katër peshore precize dhe një pajisjeje elektrike të shkarkimit. Të arrestuarit do të paraqiten  sot në Prokurorine e Gjykatës së Shkallës së Parë të Athines.