Pjesë e OFL, arrestohet një punonjës i policisë, ja akuza kundër tij

59

Një efektiv policie, pjesë e Operacionit Forca e Ligjit është arrestuar paraditen e sotme, nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë ministrisë së Brendshme.

Arrestimi i efektivit është bërë ditën e sotme, nën akuzën e korrupsionit.

Ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende me dije, në pritje të një komunikimi zyrtar, dyshohet se efektivi ka penguar punën e OFL, me veprimet e tij korruptove.

Kujtojmë se puna e OFL, strukturë e posaçme e policisë, është e përqendruar në goditjen e pasurive të cilat janë produkt i aktivitetit kriminal.