Ballina BOTA Piratët e Karaibeve rikthehet pa Johnny Depp

Piratët e Karaibeve rikthehet pa Johnny Depp

Tanimë janë zyrtarizuar zërat se “Piratët e Karaibeve” do të rikthehen në ekran, por pa pjesëmarrjen e Johnny Depp i cili ka luajtur roloin e Jack Sparrow.

Autorë të prodhimit të ri do të jenë Rhett Reese dhe Paul Wernick.
Gjatë një interviste, shefi i sektorit kinematografik të Disney, Sean Bailey tha se donin të shkëputeshin nga e kaluara duke i dhënë një energji e frymë të re filmit me piratë.

“Zgjedhja e Paul dhe Rhet si autorë është kaq interesante sa duam ti japim një shkelm të kaluarës. Kjo është detyra që u kam dhënë atyre,” – komentoi Bailey.

Sipas Disney, Depp ishte shndërruar në një problem për shkak të telasheve gjyqësore ku është përfshirë.

Ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë atë por flitet se do të jetë një femër.