Pipero flet qartë:”Pandemia është drejt fundit”

75

Duke nisur nga 1 qershori i djeshëm, disa masa kufizuese janë hequr, testimet janë rritur, infektimit kanë rënë shumë dhe vdekshmëria po ulet edhe më shumë dhe në këtë situatë, mjekët thonë se pandemia po mbaron.

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se pandemia tashmë është drejt fundit dhe se situata është shumë optimiste.

Megjithatë ai shtoi se kjo nuk duhet të na bëjë euforikë, por veçse të kujdesshëm.

Sezoni turistik këtë verë parashikohet të jetë shumë i qetë nga mjeku klininicist infeksionist dhe duke folur me rtsh ai tha se ky parashikim është realist.

Pandemitë e mëparshme kanë zgjatur midis 1 deri 2 vjet me një mesatare një vit e gjysmë. Nëse i referohemi rasteve të Sars, gripit të derrit, gripit të shpendëve, apo edhe më herët gripit spanjoll, duket se edhe kjo pandemi Sars-Cov-2 do të përfundojë brenda vitit në vazhdim.

Prej ditës së premte nuk ka më asnjë të shtruar të ri në spitalin infektiv ndërsa të shtruarit të pakët në numër aktualisht gëzojnë kushte optimale shëndetësore.

Këtë të martë hynë në fuqi masat e lehtësuara anti-covid sic janë heqja e maskës në ambjentet e jashtme dhe lëvizja e lirë e qytetarëve deri në orën 23.

Klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbeten të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Absurd është fakti që njerëzve nuk u lejohet të dalin nga shtëpitë prej orës 23 deri në 06.