Pipero e thotë hapur:”Nuk dua karantinë të dytë, dua që baret, kafenetë e restorantet…”

56

Pëllumb Pipero, mjeku i njohur i cili që në fillim ndodhet në vijën e parë të luftës me COVID-19 ka argumentuar se baret, kafenetë e restorantet duhet të punojnë me kujdes.

Pipero ka konsideruar këto biznese si vend që përcillet virusi dhe ka sugjeruar që këto biznese të punojnë me kapacitete dhe orare më të limituara për të shmangur një karantinë të dytë kombëtare.

“Për mua sot që flasim, vendi, mjedisi, ku më së shumti qarkullon dhe përcillet virusi janë baret, kafetë, më pak restorantet.”

“Së paku të mbyllen më herët, nëse baret dhe restorantet nuk respektojnë protokollet e distancave, ato bare që nuk i respektojnë të mbyllen një orë e më parë. Nuk është koha për të dëfryer por për të pasur kujdes. Kam parë dhjetëra lokale plot, brezi i ri, lozin, dëfrejnë me një kafe rrinë 4 orë. Të respektohet protokolli. Duhet të merret një masë.

Nuk jam për karantine të dytë apo një mbyllje të dytë. Nuk është ajo zgjidhja. pjesë e zgjidhjes është kjo që nuk është pjesë e zgjedhjes. Duhet medoemos të frenojmë transmetimin e virusit. Mosha 16-17-vjeçare që vetë në lokale nuk jeton vetëm, ka familje, shkon në shkollë. 

Duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon të frenohet. Përpara se të mendojmë bllokimin, kapacitetet e shtuara spitalore të respektojmë ato masa që janë të rëndësishme. E shoh të arsyeshme të ngre zërin sepse o sot o kurrë mund ta parandalojmë”, tha Pipero.