Pipero e thotë hapur, “Në fund të majit të hapen të gjitha zonat dhe fundjavat”

25

Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë një lajm të mirë për fundjavën teksa është shprehur se fundi i muajit do të mund të na gjejë me fundjavë krejtësisht të lirë. I pyetur në një intervistë për News24 ai u shpreh se:

“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes”.

“Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet… Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.

Për sa i përket tubimeve të organizuara ditët e fundit ai thotë se rezultatet do mund të shihen pas 10 apo 14 ditësh.