Ballina BOTA Piktura murale për të “zhdukur” të shkuarën e dhunshme

Piktura murale për të “zhdukur” të shkuarën e dhunshme

Një artist i rrugës është fotografuar pranë një pikture murale gjatë Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Paqes, në San Carlos, Antioquia, të Kolumbisë, më 21 nëntor 2018. Festivali i pikturës murale synon të ndryshojë perceptimin negativ të qytetit, i njohur kryesisht për të kaluarën e tij të dhunshme.

Gjithashtu po punohet që të zhvillohen edhe aktivitete të tjera, si ekoturizmi. Aktualisht është ndërtuar një qark prej 56 muralesh, me piktura nga më të ndryshmet. Rrethi i San Carlos në Kolumbi, i vendosur në një rajon strategjik gjeografik, ku grupet paramilitare dhe guerrile luftuan për kontrollin e territorit, festoi Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Paqes me piktura murale.

“Kjo pikturë murale ka aftësinë për të bashkuar një të kaluar tragjike dhe të dhimbshme, një vend ku komandot paramilitare urdhëruan ekzekutime dhe koordinuan luftën, me atë vend që është sot një vend magjik, plot me shpresa dhe me jetë,” – tha Pastora Mina. “San Carlos është një komunë që pësoi një eksod të egër nga lufta. Ne nuk duam të regjistrojmë dhunën, ne duam t’iu tregojmë njerëzve se ne jemi më shumë se konflikti,” -tha Jose Lopez.