Pezullohen 9 patenta në pak orë në rrugën Sauk-Teg! Policia: Respektoni rregullat që të shkoni tek familja, ajo ka nevojë për ju

0
1
Foto ilustruese

Aksi rrugor Sauk-Teg vijon të jetë problematik. Gjatë natës së kaluar brenda pak orësh janë pezulluar 9 patenta për tejkalim shpejtësie. Radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

“Vijon të ndodhë në aksin rrugor Sauk-Teg dhe në rrugën Tiranë -Durrës. Kujdes, rruga monitorohet me Radar. Shijoni fundjavën e mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me  Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju”, njofton policia.