Pezullohen 4 policë në Lezhë, festuan ditëlindjen e shefes duke qëlluar në ajër

193

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë janë pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë së forcës së posaçme “Shqiponja”

Të pezulluar nga detyra janë inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.

Bëhet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedim penal për këta punonjës.

Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore ‘sjellje e rëndë diskretituese”, njofton policia.