Ballina Aktualitet Peza, e gjitha e legalizuar! 800 ndërtime në 5 vite, Lame: Do...

Peza, e gjitha e legalizuar! 800 ndërtime në 5 vite, Lame: Do të regjistrojmë tokat

Peza është zona e parë në Shqipëri që legalizoi të gjitha banesat e saj. Në këtë zonë janë legalizuar 800 ndërtime.

“I gjithë stoku prej 833 objektesh në këtë zonë të kryeqytetit u trajtua në këto 5 vitet e fundit, siç u trajtua dhe po vazhdon të trajtohet në të gjithë Shqipërinë,” – tha Artan Lame, drejtor i ALUIZNI-t.

Faza e dytë, sipas Lames është regjistrimi i tokave bujqësore.

“Pas legalizimeve nis aksioni i madh i këtij mandati të Qeverisë, që është regjistrimi i tokave bujqësore, i AMTP-ve. Ky është aksioni i madh i radhës, që kërkon njësinë vendore të impenjohet për të vazhduar procedurat, është aksion që kërkon legjislativin të impenjohet. Na besoni dhe, siç mbyllëm aksionin e madh të legalizimeve, do të mbyllim edhe aksionin e regjistrimit të tokës bujqësore,” – tha Lame.