Pëson atak kardiak në det, vdes pushuesja në Vlorë

36

Një grua ka humbur jetën në det pasi pësoi atak kardiak.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:22 mëngjesin e së premten në Plazhin e Ri në Vlorë.

71-vjeçarja me iniciale L. R., u fut në det për tu larë por pësoi atak kardiak dhe humbi jetën.

“Rreth orës 09:22, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se 71 vjeçarja L. R., ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Plazhi i Ri” në breg të detin, ku shtetësia L.R ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj,”-raporton policia.

Kjo është viktima e dytë për këtë sezon turistik në Vlorë brenda 7 ditëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshem hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave