Ballina Stil / Modë Pesë xhaketat që do të na duhen këtë pranverë

Pesë xhaketat që do të na duhen këtë pranverë

Po vjen më në fund koha e xhaketave! Të gjitha jemi të bindura se kjo veshje i jep më shumë personalitet paraqitjes sonë të përditshme.

Pavarësisht se zgjidhni një veshje “casual” apo diçka më klasike, është e sigurt që xhaketat do ta çojnë stilin tuaj në një tjetër nivel.

Dhe nëse doni të zgjeroni gardërobën me to, atëherë ja cilat ju duhen:

Xhaketa me kuadrate

Janë trendi dhe i japin një shije më klas veshjes.

Xhaketa bezhë

Me një xhaketë të tillë do të bëni që veshja juaj të duket më e kushtueshme, pavarësisht sesa e keni blerë.

Xhaketa e bardhë

E sigurt që do të përmirësojë çdo veshje dhe është shumë praktike në kombinim.

Xhaketa rozë

Është koha për t’i shtuar ngjyra veshjes suaj.

Xhaketa lino

Ky material i përshtatet shumë stinës së pranverës dhe verës.