Ballina Stil / Modë Pesë trendet e thjeshta dhe më “in” të pranverës 2019

Pesë trendet e thjeshta dhe më “in” të pranverës 2019

Këtë muaj në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris, pamë se si do të duket pranvera e vitit 2019. Por cilat trende pranverore janë më të lehta për t’u veshur nga ne ?

Ka pesë tendenca pranverore të thjeshta dhe më “IN” që ne mendojmë se mund t’i vendosni lehtësisht në garderobën tuaj, duke nisur nga ngjyrat neutrale deri te kominoshet.

Ngjyra bezhë nga koka te këmbët.

Kjo është ngjyra e sezonit, e megjithatë mund ta thyeni me nuanca të ndryshme të bezhës.

Kominoshet janë perfekte veçanërisht kur je me vonesë dhe e ke shtyrë alarmin disa herë para se të çohesh nga krevati.

Fundet prej mëndafshi që mund të vishen me sandale, çizme apo këpucë të sheshta.

Xhinse dhe një bluzë të këndshme të stilit të viteve ’90.

Sandalet me shumë lidhëse që shkojnë me gjithçka nga fustanet te xhinset.