Ballina Stil / Modë Pesë trende të make up që duhet ti provoni para 2019

Pesë trende të make up që duhet ti provoni para 2019

Është shansi i fundit që të mund të provoni 5 trende fantastike makiazhi të këtij viti që po lëmë pas. Patrick Ta i cili punon me Emily Ratajkowski, Bella Hadid, Camilla Cabello na sugjeron 5 trende makiazhi që duhet ti provojmë me patjetër.

Ngjyra vjollcë

Ngjyra vjollcë ishte ngjyra e vitit 2018 sipas Pantone dhe Ta sigurisht parashikoi që do të ishte një ngjyrë e suksesshme në 2018-ën. Nëse nuk jeni akoma të bindur për këtë ngjyrë hidhni sytë njëherë nga Rihanna dhe kompania e saj Fenty Beauty për pak frymëzim.

Pak është shumë

Është koha të lini pas konturet dhe të keni një pamje më natyrale.

Shpërthim ngjyrash

Siç është thënë edhe më parë ngjyrat e shndritshme janë një trend goxha I madh dhe shumë I guximshëm. Mënyra e duhur për ta përdorur është duke I përdorur ngjyrat në një mënyrë të pastër si në vitet ’80.

Vendosni pak shkëlqim

Përdorni një shkëlqyes buzësh për ti dhënë pamjes tuaj një shkëlqim rinor dhe natyral.

Shkëlqeni

Një lëkurë që shkëlqen dhe e shëndetshme është e duhura në vend të një lëkure me konture. Është koha të filloni trajtimin e fytyrave me maska të ndryshme që të jetë edhe më e shëndetshme.