Pesë të arrestuar në Durrës, mes tyre dy të dënuar për krime të rënda!

67

Pesë persona, mes tyre dy në kërkim, janë arrestuar së fundmi nga policia e Durrësit.

Është vënë në pranga i riu me inicialet K.R., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Është ndaluar po ashtu shtetasi kosovar F.D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Policia thotë se prangosi shtetasit R.L., 28 vjeç dhe A.L., 30 vjeç (vëllezër), pasi në lagjen nr.7, Durrës, për të shmangur shoqërimin e tyre për shkak të një konflikti të ndodhur, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës për shoqërimin e tyre.

Po ashtu 25-vjeçari me inicialet V.D., banues në Durrës, u prangos pasi në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike, e për pasojë është dëmtuar pasagjeri në atë mjet i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.