Ballina Shëndetësi Pesë simptomat që paralajmërojnë problemet me qarkullimin e gjakut

Pesë simptomat që paralajmërojnë problemet me qarkullimin e gjakut

Qarkullimi i gjakut është thelbësor për një shëndet të mirë. Gjaku ndihmon transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në çdo pjesë të trupit. Çdo problem me sistemin e qarkullimit të gjakut mund të çojë në një sërë problematikash shëndetësore nga më të thjeshtat deri tek më të komplikuarat. Nëse nuk trajtohet shpejt dhe në mënyrën e duhur, ai mund të shkaktojë dëme serioze në tru, zemër, mëlçi, veshka dhe gjymtyrë. Më poshtë Living do t’ju njohë me shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut:

– Ënjtje e gjymtyrëve: Ënjtja e këmbëve mund të jetë për shkak të uljes ose qëndrimit në këmbë në të njëjtin pozicion, për periudha të gjata kohore, ose nga konsumi i lartë i kripës, kequshqyerja, mbipesha, plakja, një jetë jo aktive, çrregullimet mestruale apo shtatzënia. Megjithatë, në qoftë se ju vuani nga ënjtja në këmbët tuaja prej një kohe të gjatë , kjo mund të jetë për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut. Për shkak të mungesës së rrjedhjes së gjakut, veshkat bëhen të paafta për të kryer procesin e mbajtjes fluide në enët e gjakut. Kjo shkakton derdhje të lëngjeve jashtë enëve të gjakut dhe vendosje të tyre në indet përreth, e cila çon në ënjtje. Në rastet ekstreme, qarkullimi i dobët mund të shkaktojë ulçera në këmbë. Kjo ënjtje nuk kalon vetëm pasi të përmirësohet qarkullimi i gjakut.

– Mpirje e gjymtyrëve: Ndjeheni të mpirë në pjesë të caktuara të trupit, sidomos në gjymtyrë (duart dhe këmbët), edhe kjo gjithashtu mund të jetë një shenjë e qarkullimit të dobët të gjakut. Ju mund të keni mpirje për shkak të presionit të vazhdueshëm në duart apo këmbët tuaja, ose për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit, presionit të përkohshëm nervor, një mënyre jetese të dobët dhe një mangësi ushqyese të vitaminës B12 apo magnezit. Por kjo mpirje mund të jetë gjithashtu një simptomë e sindromit të diabetit, sklerozës së shumëfishtë apo gjëndrave tiroide.

– Sistem imunitar të dobët: Një sistem i dobët i qarkullimit të gjakut do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tuaj imunitar. Për shkak të qarkullimit të dobët, vitaminat dhe mineralet që trupi juaj ka nevojë për të luftuar infeksionet nuk janë të shpërndara në kohë dhe në sasi të mjaftueshme. Kjo ndikon në aftësinë e trupit për të zbuluar dhe për të luftuar çrregullimin.

– Rënie flokësh: Rënia e flokëve pa ndonjë arsye të njohur është një shenjë e qartë se gjaku nuk është duke u shpërndarë si duhet nëpër trup. Kur koka nuk merr ushqyerje thelbësore në sasinë e duhur, floku bëhet i hollë, i thatë, dhe fillon të bjerë jashtë mase me shpejtësi. Qarkullimi i keq shkakton gjithashtu lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë, për shkak të mungesës së lëndëve ushqyesve. Faktorë të tjerë që qëndrojnë pas humbjes së flokëve janë stresi, pirja e duhanit, mangësitë ushqyese, çekuilibri hormonal, faktorët gjenetik, infeksionet e kokës, çrregullimet tiroide, anemia dhe sëmundjet kronike.

– Ndryshim i ngjyrës së buzëve: Në qoftë se lëkura apo buzët tuaj kthehen në blu, kjo tregon në mënyrë të qartë nivele të ulëta të oksigjenit në gjak, apo qarkullim të dobët. Ky problem është i njohur edhe si cianozë. Njollat e papritura në lëkurën e foshnjave mund të jenë gjithashtu shenja e parë e sëmundjes së lindur të zemrës, kështu që është e rëndësishme që të kërkoni këshillë mjekësore menjëherë.

– Dhimbje të vazhdueshme të kraharorit: Zemra juaj është përgjegjëse për pompimin e gjakut nëpër trup, por për të funksionuar si duhet, zemra ka nevojë edhe për rrjedhjen adekuate të gjakut. Qarkullimi i ulët në arteriet e zemrës shkakton ngushtësi dhe shqetësim në gjoks. Dhimbjet e rënda që vijnë e shkojnë rastësisht, janë një problem që në gjuhën mjekësore njihet si angina pectoris, apo thjesht angina. Megjithatë, dhimbjet gjoksi mund të jenë gjithashtu një simptomë muskulare, urth, aciditet, një infeksion në frymëmarrje, ulçer në stomak, apo dispepsi. Nëse keni dhimbje gjoksi, konsultohuni me mjekun tuaj menjëherë për të parandaluar një problem mjekësor potencialisht të rrezikshme për jetën.