Ballina Stil / Modë Pesë ngjyrat e flokëve që do të mbizotërojnë gjatë 2019-ës

Pesë ngjyrat e flokëve që do të mbizotërojnë gjatë 2019-ës

Ndërrimi i viteve gjithnjë shoqërohet me ardhjen e trendeve të reja dhe eksperimentimit me to.

Disa prej trendeve të këtij viti do t’i marrim me vete edhe në atë të ardhshmin, por këto 5 trende të ngjyrës së flokëve do të pushtojnë botën.

Ngjyra koral

Është një ngjyrë që shkon në përditshmëri, e ëmbël, e kombinueshme dhe mbi të gjtiha tërheq vëmendjen.

Bjondja e zymtë

Nuancat më të çelura janë mënyra më e bukur për të përmirësuar ngjyrën e flokëve. Bjondet duhet të zgjedhin mes asaj të artës ose të zymtës. Kjo ngjyrë shkon me të gjitha tonet e lëkurës.

Nuanca e bakrit

Nëse jeni brune zgjidhni nuanca të arta dhe ngjyrë bakri.

Bjondja e dëborës

Ky është versioni i bjondes platin, por më “cool”. Është një bjonde shumë e hapur, me pak nuancë të lehtë blu. Është më shumë bjonde neutrale dhe e bardhë.

E zeza

Gjithnjë në modë, e njëkohësish e guximshme dhe të tregon të rafinuar.