Ballina Shëndetësi Pesë hapa për një dietë të shëndetshme sipas OBSH

Pesë hapa për një dietë të shëndetshme sipas OBSH

Vegetarian man mixing vegetable salad in bowl

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë së fundmi pesë sugjerime për një dietë të shëndetshme.

“Ndryshoni ushqimin, zvogëloni konsumin e kripës, disa vajra dhe yndyra, kufizoni konsumin e sheqerit dhe shmangni alkoolin,” – janë pesë sugjerimet e duhura për të ndjekur një dietë të shëndetshme, sipas OBSH.

Kjo dietë na ndihmon për të luftuar infeksionet dhe për të shmangur probleme të tjera shëndetësore, të tilla si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës. Për të pasur një dietë të ekuilibruar, është e rëndësishme të hani një përzierje ushqimesh me bazë si gruri, misri, orizi, patatet, bishtajoret, frutat dhe perimet e freskëta dhe ushqimet me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).

Është më mirë të preferoni kokrra të plota, dhe nëse doni një meze të lehtë do të ishin mirë edhe perimet e papërpunuara, kikirikët, arrat e pakripura dhe frutat e freskëta. Për të reduktuar kripën, që shumica e njerëzve në botë konsumojnë dyfishin e dozës së rekomanduar ditore (ekuivalente me një lugë çaji), OBSH rekomandon që ta përdorni atë me moderim gjatë gatimit dhe për të zvogëluar përdorimin e salcave të kripura dhe erëzave, shmangni snacks me kripë dhe nëse hani fruta të thata, zgjidhni variantet pa kripë dhe sheqer të shtuar. Është gjithashtu një lëvizje e mirë që të mos vendosni kripë dhe erëza në tavolinë dhe të kontrolloni etiketat e ushqimit.

Për të ulur yndyrnat në gjak, sidomos trans, sugjerimi në këtë rast është të zëvendësoni gjalpin me vaj të farës së lirit, kallamit, misrit, lulediellit dhe shafranit, të hani mish të bardhë dhe peshk, të përdorni avullin në vend të skuqjes. Ndërkohë që për të zvogëluar sheqernat, shpesh të fshehura në ushqime dhe pije të përpunuara, konsumi i pijeve të gazuara dhe të ëmbla duhet të jetë i kufizuar, siç janë lëngjet e frutave dhe pijet energjike, si dhe nuk duhet t’u jepni fëmijëve ushqime me sheqer.

Dhe së fundi, edhe alkooli nuk mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme. “Nuk ka nivel të sigurt për konsumimin e tij, për shumë, madje edhe sasi të vogla mund të përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin,” – përfundon OBSH.

Duhet ta shmangni nëse jeni shtatzënë, dhe nëse keni probleme shëndetësore ose nëse merrni ilaçe që mund të ndërveprojë me alkoolin.