Ballina BOTA Peru, zbulohet faltorja mijëravjeçare peruane

Peru, zbulohet faltorja mijëravjeçare peruane

Media peruane njoftoi se arkeologët kanë zbuluar në veri të Perusë një faltore që daton më shumë se 1 000 vite, ku gjendeshin kufomat e 18 qenieve njerëzore dhe disa lamave.

“Ky varr ceremonial, në formë d-je, u zbulua në faltoren Santa Rosa, që është ndërtuar mes viteve 800 dhe 900 pas Krishtit, në provincën e Çiklajos në rajonin e Lambajekës,” – sipas përgjegjësit të ekipit të studiuesve, Edgar Bracamonte, i cituar nga agjencia zyrtare peruane e lajmeve, Andina.

Sipas tij, kufomat e gjetura, me kokë të prerë dhe duar të lidhura, i përkisnin komunitetit të një kulture tjetër.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu objekte prej metali, vathë prej druri, lugë, shigjeta me gurë vullkanik dhe minerale që gjenden në rajonin e veriut.