Persona të panjohur kanë plaçkitur dy kisha në Fier

29

Dy kisha në Fier janë bërë objekt plaçkitje nga persona ende të paidentifikuar.

Gjatë natës duke gdhirë dita e sotme persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë.

Ata, duke thyer dryrin e arkës së qirinjve, kanë marrë gjithçka që gjetën aty rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marin gjë.

Policia e Fierit thotë se ka marrë informacion mbi këto dy ngjarje, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, megjithatë është në kërkim të tyre.