Përshtatën lokalin për trafik lëndësh narkotike, në pranga stafi dhe klientët

48

Prej kohësh policia kishte nën survejim një lokal në Tiranë që ishte përshtatur si qendër e tarfikut të narkotikëve.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” përfunduan sot operacionin policor që ata e koduan “Klientët”. Në bazë të informacioneve të marra, policia gjeti se një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata”, qëndronte i hapur pas orës policore dhe ishte përshtatur si ambient për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar policia vuri në pranga shtetasit:

M. S, 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prishja e qetësisë publike”(menaxheri i lokalit);

D. C, 24 vjeç, M. B, 25 vjeç, E. Xh, 23 vjeç, L. K, 20 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” ( banakier të lokalit);

G. M, 28 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” (klient i lokalit), pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë;

B. H, 30 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” (klient i lokalit).

U procedua në gjendje të lirë një 32-vjeçar për veprën penale “Moskallzim i krimit” (staf i lokalit).

Si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se lokali në menaxhimin e shtetasit M. S, punonte 3 ditë të javës në kundërshtim të aktit normativ, pas orës së lejuar policore si dhe në bashkëpunim dhe me stafin e këtij lokali kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.