Përshkallëzohet pakënaqësia e italianëve ndaj BE, djegin flamurin e krijojnë hashtagun “do ia dalim vetë”

71

Pakënaqësia e italianëve ndaj BE ka arritur kulmin në rrjete sociale, ku janë publikuar madje video e foto të djegies së flamurit të BE.

Disa nga italianët kërkojnë qe Italia të dalë nga BE dhe të hiqet euro duke rikthyer lirën.

Në Genova regjistrohet një video teksa disa qytetarë djegin flamurin e Bashkimit Europian dhe bëjnë të ditur se do ia dalin vetë pa ndihmën e Europës. Edhe në grupime të tjera qytetarësh ka patur incidente të ngjashme.

Mësohet se përdoruesit e rrjetit kanë krijuar hashtagun #CiSalviamoDaSoli (do t’ia dalim vetë).

🇮🇹