Ballina Aktualitet Përrenjas, plagosi të riun dhe grabiti makinën, kapet 29-vjeçari

Përrenjas, plagosi të riun dhe grabiti makinën, kapet 29-vjeçari

Policia ka prangosur në kohë rekord një 29-vjeçar nga Përrenjasi, i cili plagosi me armë një të ri dhe më pas grabiti me forcë makinën në tentativë pë t’u larguar nga vendi i krimit.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal në fshatin Kakavec, Përrenjas, ku shtetasi Afrim Radiçi, 29 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë një shtetas 23 vjeç banues në Kakavec.