Përplasjen dy mjete në Tiranë, njëri përfundon i përmbysur FOTO

27

Dy mjete janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në Tiranë, ku njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur.

Ngjarja u shënua në zonën e Laprakës, ku mjeti me drejtues shtetasin M.B., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.P..

Për pasojë vajza e cila ndodhej në timon mbeti e plagosur, duke u dërguar në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.