Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në rrugën që lidh autostradën me “Transballkanike”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë ka humbur jetën një person.
Mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin A. V., dyshohet se është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin N. M.
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.
Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.