Ballina Aktualitet Përplasje mes bandave rivale në Brazil, mbi 40 të vdekur në burgje

Përplasje mes bandave rivale në Brazil, mbi 40 të vdekur në burgje

Të paktën 40 të burgosur u gjetën të vdekur në disa burgje në veri të Brazilit, një ditë pasi 15 të burgosur u vranë në përleshjet midis bandave rivale në burg. Vdekjet e fundit që u raportuan në qytetin Manaus të Amazonës, duket të jenë rezultat i asfiksimit, thanë autoritetet.

Sipas tyre, stafi i zbuloi viktimat gjatë inspektimeve rutinore në katër objekte të burgjeve të ndryshme. Një deklaratë nga Departamenti i Burgjeve në Amazona tha se 40 të burgosurit vdiqën të hënën vonë, kur policia humbi kontrollin e burgjeve. Policia më vonë e riktheu kontrollin.

Guvernatori lokal, Ëilson Lima, e përshkroi situatën si “krizë”. Autoritetet dërguan një task forcë federale në Manaus, në përpjekje për të ndaluar dhunën. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u zotua se do të rifitojë kontrollin e burgjeve dhe tha se do të ndërtojë edhe më shumë burgje.