Përplasje e fortë mes dy mjeteve në Elbasan, plagoset një person

251

Në aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme konkretisht në fshatin Bishqem.

Mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin K. S., 36 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz”, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.