Ballina BOTA Përplasja me KE, Italia nuk tërhiqet për projekt-buxhetin

Përplasja me KE, Italia nuk tërhiqet për projekt-buxhetin

Koalicioni populist në Itali refuzon të tërhiqet para Komisionit Evropian dhe pritet të mos prezantojë asnjë modifikim të buxhetit të tij për vitin 2019 duke prezantuar rrezikun për sanksione financiare, një masë ende hipotetike.

Kreu i qeverisë Giuseppe Conte priti dje në mëngjes dy zëvendëskryeministrat, Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, dhe një mbledhje e re parashikohet sot në mesditë, ndërkohë që Italia ka afat deri në orën 12:00 për të rishikuar projekt-buxhetin e saj.

Autoritetet evropiane kritikojnë buxhetin italian që parashikon një deficit prej 2,4 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2019 dhe 2,1 përqind në 2020.

Në datën 23 tetor, ky projektbuxhet u kundërshtua nga Komisioni Evropian, një kundërshtim që u shënua si hera e parë në historinë e BE-së.