Përplasi të miturin me makinë e as nuk e ndihmoi, policia kërkon autorin në Kukës

46

Një i mitur është aksidentuar rëndë në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gostil”, teksa shoferi që ka aksidentuar të miturin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i makinës nuk ka denjuar t’i japë as ndihmën e parë.

I mituri është transportuar për në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit.