Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Vlorë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit.
Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar dyshohet se ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M.Ll.
Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.