Përplaset nga kamioni, humb jetën në aksidentin tragjik 30-vjeçarja shqiptare (Emri)

35

Një aksident i rëndë ndodhi në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën 30-vjeçarja shqiptare.

Denada Neriaku po udhëtonte me makinën e saj në momentin që u përplas ballë për ballë me kamionin dhe më pas me mbrojtësen anës rrugës.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur dje në kryqëzimin Celle.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ekipit mjekësor, fatkeqësisht 30-vjeçarja nuk ia doli dot të mbijetonte.