Përplasen dy makina në Rinas, drejtueset e mjeteve përfundojnë në spital

37

Dy mjete të drejtuara nga një 30 vjeçare me iniciale S.U., dhe një 22 vjeçare me iniciale M.P., janë përplasur sot në rrugën e Rinasit.

Të dy drejtueset janë dëmtuar e si pasojë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht asnjëra nga drejtueset nuk është në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.