Përplasen dy automjete në Korçë, katër persona përfundojnë të plagosur

56

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e sotme, konkretisht në vendin e quajtur “Dritat e verdha”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ku si pasojë e përplasjes, dyshohet se janë plagosur 4 persona.

4 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.