Ballina KULTURË Përpiqen t’i hakojnë Instagramin, Fifi u lë një mesazh

Përpiqen t’i hakojnë Instagramin, Fifi u lë një mesazh

Filloreta Raçi, e njohur më mirë si Fifi, një vit më parë i wshtw hakuar llogaria e Instagramit. Kjo ka bërë që këngëtarja të hapte një llogari të re, ku ka mbi 184 mijë ndjekës besnik.

Megjithatë, gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar historia për pak sa nuk u përsërit në rrjetet sociale, por kësaj radhe këngëtarja e njohur u tregua më e shkathët.

Në fakt, ajo arriti ta ndalonte me kohë veprimin duke ndjekur hapat e sigurisë për të rimarrë llogarinë. Ajo më pas e bëri të qartë veprimin e keqpërdoruesve duke e publikuar në Instagram, ku u la edhe një mesazh hakerëve. “Akoma nuk u lodhët? Seriozisht doni të ma vidhni sërish Instagramin? Një ma morët”- ka shkruar këngëtarja.