Ballina LAJME Përpilohet lista e lojtarëve që do të largohen nga Interi, ja emrat

Përpilohet lista e lojtarëve që do të largohen nga Interi, ja emrat

‘Zikaltërit’ kanë nevojë për fitore për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Pas përfundimit të sezonit, përveç Luciano Spalettit, që duket se do të largohet, me Inter do të përshëndetën edhe disa lojtarë.

Pas një sezoni të turbullt e më shumë telashe, Mauro Icardit do t’i tregohet dera e largimit nga Inter, me Atletico Madrid destinacionin e tij të ardhshëm.

Rrugën e Icardit do ta ndjekin edhe disa lojtarë tjerë, si Joao Mario, Antonio Candreva, Joao Miranda dhe Ivan Perisic.

Një nga emrat më të përfolur për t’iu bashkuar Interit, është ai i sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku.