Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të identifikuar si Ilir Alla, pasi ai përndiqte femrat dhe kryente veprime të turpshme në publik.
Alla, është ndaluar në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, nën akuzën e “Përndjekjes” dhe “Kryerjes së veprimeve të turpshme në publik”.
Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës ka caktuar për këtë shtetas masë sigurie “arrest me burg”
Rasti më i fundit i përndjekjes ishte ai ndaj një shtetase me iniciale M.M e cila kishte filmuar jo vetëm prezencën pranë saj të këtij individi, por edhe gjestet e turpshme që ai kryente.