Përndiqte dhe rrihte të miturën, dalin fotot e 18 vjeçarit të marrë peng nga babai vajzës

59

Një djalë i ri, i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj një vajze është marrë peng nga babai i saj dhe nga persona të tjerë. Ata e kanë marrë peng të riun dhe e kanë mbajtur në automjet për disa orë.

Për këtë arsye ka ndërhyrë policia e qytetit e cila ka arrestuar babain e vajzës të identifikuar si Astrit Kushi, 49 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim G. Sh., 46 vjeç dhe O. Kushi, 20 vjeç.

Në pranga ka përfunduar edhe i riu përndjekës i identifikuar si Luka Haxhiu, 18 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se i riu, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një vajze të mitur 14-vjeçare.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.