Përndiqte çiftin nga Durrësi, arrestohet 38 vjeçari

95

Një burrë në Durrës akuzohrt se “u ka nxirë jetën” një çifti burrë e grua aq sa ata nuk duruan dot dhe e kallëzuan në polici.

Denoncimi ka vënë në lëvizje forcat policore të cilat njoftuan se është arrestuar në flagrancë shtetasi A.S., 38 vjeç, banues në Durrës.

“Arrestimi i 38 vjeçarit u bë pasi ai ka kanosur, përndjekur dhe ndërhyrë në jetën private shtetasin A.C., 40 vjeç, banues në Durrës dhe bashkëshorten e tij”, tha policia duke refuzuar të sqarojë se çfarë ka ndodhur konkretisht.