Përmirësohet situata në Kakavijë, 1 mijë emigrantë arrijnë të kalojnë

40

Situata në Kakavijë duket sikur është përmirësuar.

Pas tre ditësh bllokim, prej orës 14:00-17:00 në këtë pikë të kalimit kufitar kanë kaluar 1000 emigrantë.

Shtimi i testimeve COVID-19 nga pala greke ka sjellë përmirësim të situatës. Por megjithatë radha vazhdon të jetë kilometrike.

Më herët Greqia ka vendosur që të zgjasë kufizimet për emigrantët shqiptarë deri në datën 31 gusht.

Por karantina nuk do të jetë 14 ditë, por vetëm 7 ditë.